Antonio Banderas ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në ditëlindjen e tij të 60-të.
Lajmin e ka bërë publik vetë aktori spanjoll këtë të hënë përmes një statusi në Twitter.
“Dua të shtoj se jam relativisht mirë, thjesht pak më i lodhur se zakonisht, dhe kam besim se do të shërohem sa më shpejt sipas indikacioneve mjekësore. Do ta shfrytëzoj izolimin për të lexuar, shkruar dhe pushuar, si dhe do të vazhdoj të bëj plane për t’i dhënë kuptim të 60-tave, tek të cilat mbërrij me shumë dëshirë dhe iluzion. Përqafime të mëdha për të gjithë ju,” shkruan ylli i Hollywood.
Nuk dihet se ku është karantintuar për momentin Banderas, pasi aktori ka një rezidencë primare në Surrey, Angli, si dhe disa shtëpi në Spanjë e Nju Jork.
Yje të tjerë të kinemasë janë diagnostikuar më parë me koronavirus përfshirë Tom Hanks , Rita Wilson, Idris Elba, Mel Gibson etj.
Top Channel