Rënia historike në eksportet e verës italiane, në katër muajt e parë të këtij viti, me 4 për qind, është një rekord, e cila nuk është regjistruar në 30 vjetët e fundit.
Deri vitin e kaluar, eksporti i verërave italiane po vinte vazhdimisht në rritje, kështu që një vit para COVID-19, të ardhurat ishin rekorde gjashtë e gjysmë miliardë euro.
Vendet ku vera italiane përdoret tradicionalisht më së shumti, siç është Kina, shënojnë një ulje të importeve nga janari deri në maj 2020, deri në 44 për qind.
Sipas presidentit të Shoqatës së Prodhuesve, Ettore Prandini, rënia e eksporteve u ndikua nga pandemia koronavirus dhe ajo që pasoi atë: bare dhe restorante të mbyllura, mungesa e 25.000 punonjësve sezonalë për shkak të karantinës, pasigurisë së shkaktuar nga Brexit në Britani të Madh, dhe taksat e importit të shpallura nga presidenti i SHBA-së Donald Trump.
Kjo do të zvogëlojë edhe më tej eksportin e verës italiane dhe do të sjellë një humbje prej një miliard e 500 milionë euro.
Katër nga dhjetë prodhues të verës në Itali kanë probleme me eksportet.
Top Channel