
Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mëngjesin e kësaj të shtune në Tushemisht të Pogradecit.
Policia njofton se është qëlluar në drejtim të disa mjeteve të parkuara në parkimin e hotelit “Voloreka”, në pronësi të shtetasit Jetmir Mucllari.
Janë dëmtuar 6 makina luksoze nga plumbat e armës. Makinat luksoze të tipeve të ndryshme kanë marrë dëmtime, duke u shkaktuar dëme materiale si shkak i plumbave.
Të shtëna me armë zjarri në një hotel në Tushemisht, policia jep detajet
Burime për Top Channel bëjnë me dije se ky nuk është atentati i parë, pasi më 1 gusht janë qëlluar 3 plumba në drejtim të hotelit, por kjo ngjarje nuk është raportuar më herët.
Në videon e mëposhtme të regjistruar në datën 1 gusht shihet atentati i parë, ku dy persona me motor qëllojnë në drejtim të automjeteve të parkuara e më pas largohen me shpejtësi.
Policia po punon intensivisht për identifikimin e kapjen e autorëve si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel