Kanë kaluar gati 75 vite që kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) hodhën bomba atomike në qytetet japoneze Hiroshima dhe Nagasaki më 6 dhe 9 gusht të vitit 1945 gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Rrodhën disa dekada që kur Japonia kapitulloi si pasojë e hedhjes së bombave atomike të SHBA-së, në vitin e fundit të luftës që zgjati mes viteve 1939-1945.
Edhe pse Britania, Kina dhe SHBA në fund të korrikut të vitit 1945 i bënë thirrje Japonisë për dorëzim përmes Deklaratës së Potsdamit, Japonia deklaroi se nuk do të dorëzohet “pa kushte”. Në fillim të gushtit, Japonia i propozoi “paqe të dakorduar” frontit të Aleatëve, të cilët refuzuan propozimin, me çka, në javën midis 6 dhe 12 gushtit, të hënën u hodh bomba në Hiroshimë dhe të enjten në Nagasaki.
Perandori i atëhershëm i Japonisë, Michinomiya Hirohito, në mesazhin e tij më 15 gusht deklaroi dorëzimin e vendit të tij pa kushte.
– U shkatërrua 70 për qind e Hiroshimës, ndërsa gjysma e Nagazaki-t
Bomba me uranium duke krijuar nxehtësi prej 3.000 centigradësh rrafshoi me tokën çdo gjë në një diametër prej 1,5 kilometra.
Bomba shkatërroi 70 për qind të Hiroshimës, ndërsa deri në fund të vitit 1945 shkaktoi vdekjen e 140.000 personave.
Teksa shumë njerëz të plagosur vdiqën ende pa iu nënshtruar ndihmës mjekësore, shumë të tjerë që shkuan në qytet për të dërguar ndihma po ashtu humbën jetën si pasojë e ekspozimit ndaj shiut radioaktiv të shkaktuar pas hedhjes së bombës.
Ndërkaq, në Nagasaki, kodrat përreth qytetit kufizuan përhapjen e forcës shkatërruese të bombës, megjithatë, afër 70 mijë persona humbën jetën në fazën e parë dhe gjysma e qytetit u shkatërrua.
Sipas japonezëve numri i të vdekurve është gjysmë milionë
Sipas shifrave zyrtare të Komitetit të Projektit Manhattan të themeluar për të zhvilluar armë bërthamore për SHBA, para bombardimit në Hiroshima jetonin 255.000 njerëz.
Në fazë të parë në Hiroshima humbën jetën 66.000 persona dhe u plagosën 69.000 të tjerë. Ndërsa në Nagasaki ku jetonin 195.000 njerëz humbën jetën 39.000 dhe u plagosën 25.000 të tjerë.
Deri në fund të vitit numri total i të vdekurve është rritur në 135.000, ndërsa në Nagasaki 75.000. Por japonezët njoftuan se vdekja në dy qytetet është afër 500.000.
Depresioni psikologjik dhe plagët e viktimave vazhdojnë edhe në ditët e sotme. Mosha mesatare e Hibakushave ka arritur në 82 ndërsa numri i tyre zvogëlohet gjithnjë e më tepër. Ata shprehin mesazhin e tyre për heqjen dorë nga armët bërthamore çdo gusht.
Bota nën hijen e luftës bërthamore
Tërheq vëmendjen se administrata amerikane duke u justifikuar në “kërcënimin sovjetik” miratoi përdorimin e bombës përderisa lufta vazhdonte.
Top Channel