19/12 22:56
Përmes një postimi në Facebook, Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri thirrje që të dëgjohen dhe mbështeten kërkesat e biznesit të vogël në këtë kohë pandemie.
“Mbyllja e mijëra qepenave të biznesit të vogël në mbarë vendin, është vitrina më e dhimbshme e pasojave tepër serioze dhe të prekshme në ekonominë kombëtare të efekteve negative të pandemisë COVID-19”, shkroi Meta.
Më tej shtoi:
“Të dëgjohen dhe mbështeten kërkesat e biznesit të vogël, përmes nje strategjie konkrete dhe efikase, për të shmangur humbjen e dhjetëra mijëra vende pune, katastrofat në ekonominë e çdo familje shqiptare dhe frenuar rritjen e mëtejshme të nivelit të papranueshëm të varfërisë.”
Top Channel