Edhe pse FIFA lejoi Federatat në mbarë botën të aplikojnë 5 zëvendësime në çdo ndeshje pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, në ligën më të fortë të planetit kjo nuk do të shihet sezonin e ri. Shtesat në numrin e lojtarëve që mund të futen në fushë u bënë për të rifreskuar ekipet dhe për të shmangur dëmtimet e rënda si pasojë e inaktivitetit prej muajsh, por Premier Liga do t’i qëndrojë tradicionales.
Në mbledhjen e organizuar mes zyrtarëve të 20 klubeve të Premier League, u vendos për opsionin me 3 zëvendësime, dhe jo atë me 5. Klubet që synonin të mbanin rregullin e tri ishin 9 mes atyre të elitës ndërsa votat kundër ishin 11. U vu re një diferencë mes ekipeve të fuqishme financiarisht dhe atyre që historikisht luajnë në kampionatet evropiane. Të mëdhenjtë synonin 5 zëvendësime për të qenë në formë e për të patur mundësi shtesë për kupat kontinentale, por të vegjlit e hodhën poshtë si disavantazhues.
U rrëzua gjithashtu një propozim për ndryshimin e formatity të ligës ndërsa pati edhe diskutime për kuota e futbollistëve jo britanikë, pas aplikimit të Brexit. Federata insiston të rrisë numrin e lojtarëve vendas për të stimuluar talente ishullore por për këtë, do të presë normat e reja të qeverisë Xhonson.
Top Channel