Ambicia për të fituar garën thuajse rezultoi fatale për jetën e disa çiklistëve në Xhiron e Polonisë, por një prej protagonistëve ende po lufton me vdekjen.
Fabio Jakobsen 23 vjeç, pati fatin më të keq në përplasjen masive pak metra nga finishi në etapën e parë polake, në një incident të provokuar nga Dilan Gronevegen.
Fabio Jakobsen u operua nga një ekip mjekësh në spitalin e Katovicës në një ndërhyrje e cila zgjati më shumë se 5 orë. Holandezi mbete në rrezik për jetën por doktorët thonë se gjendja e tij edhe spe e rëndë, është e qëndrueshme. 3 çiklistë të tjerë, Damien Touze, Marc Sarreau dhe Eduard Prades janë shtruar gjithashtu në spital me dëmtime më të lehta, ndërsa u detyrua të kërkojë ndihmë mjekësore edhe një komisar i garës, pas goditjes nga Jakobsen.
Dilan Gronevegen u skualifikua nga Turi i Polonisë pas aksidentit. Skuadra e KuikStep e çiklisti të plagosur rëndë, tha se nuk janë zbuluar dëmtime në trurin e sportistit apo në shtyllën kurrizore, duke shfaqur besim se Jakobsen do ta fitojë garën më të rëndësishme, atë për jetën.
Top Channel