Tragjedi në Nepal/ Nëntë alpinistë humbin jetën nga dy ortekë, mes tyre italianë, gjermanë dhe francezë Franca, Spanja, Gjermania dhe Greqia janë mes vendeve evropiane që po regjistrojnë rritje të ndjeshme të rasteve të koronavirusit duke shtuar frikën e një vale të dytë infektimesh gjatë sezonit të pushimeve.
Franca, shtoi edhe 1695 raste të reja koronavirusi në 24 orët e shkuara, shifra ditore më e lartë kjo në më shumë se dy muaj duke e cuar totalin në 228576.
Numri i pacientëve me koronavirus në spitale dhe njësitë e kujdesit intensiv është ulur në 24 orët e shkuara sipas të dhënave të agjencisë së shëndetit ndërsa në total, numri i viktimave në vend ka shkuar në 30305.
Në Spanjë po ashtu, pati 1772 infektime të reja 24 orët e shkuara, çka e çoi totalin e rasteve në 305767. Ndërkohë në Greqi, 124 raste shtesë u pikasën 24 orët e shkuara, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infektimeve në vend në 4973.
Gjermania ndërkohë raportoi 1045 raste të reja të Covid 19 ditën e shkuar, sipas qendrës për kontrollin e sëmundjes në vend, hera e parë kjo që rastet ditore kalojnë shifrën 1000 në tre muaj.
Hera e fundit që gjermania pa më shumë se 1 mijë infektime të reja në një ditë të vetme, ishte 9 maji. Qeveria gjermane beson se udhëtarët që kthehen nga jashtë janë një burim kryesor i infektimeve ndaj ka urdhëruar testimin e të gjithë atyre që hyjnë në vend. Rritja e rasteve vjen ndërsa gjermania nisi procesin e rihapjes së shkollave ndërsa pushimet e verës po mbarojnë.
Rastet e koronavirusit kanë qenë në rritje që kur vendet nisën të zbusin kufizimet që e çuan ekonominë globale në pikiatë. E ndërsa qeveritë përpiqen të zbusin dëmtimet ekonomike të shkaktuara nga pandemia, masat e distancimit social që duhet të ndalin virusin po bëhen më të vështira për tu respektuar.
Ndërkohë që procesi i zbutjes së masave është pezulluar në disa vende, përfshirë Britaninë e Madhe. E ndërsa frika e valës së dytë po rritet, disa qeveri, mes të cilave ajo spanjolle, greke, portugeze etj, po i bëjnë maskat të detyrueshme në të gjitha hapësirat publike.
Top Channel