
Foto/ Lamine Yamal dhe modelja 12 vite më e madhe mbushin faqet e para të revistave në Spanjë, fansat i zbulojnë adresën në “OnlyFans”
18/06 17:47
Tri marinarë të zhdukur janë shpëtuar nga një ishull i vogël i Oqeanit Paqësor, pasi kishin shkruar në rërë një shenjë gjigante “SOS”.
Burrat kishin tre ditë që ishin shpallur të humbur dhe janë gjetur në ishullin Pikelot, nga aeroplanët australianë dhe amerikanë, të cilët kishin evidentuar shënimin në rërë.
Forcat e Mbrojtjes Australiane thanë se burrat u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa shtuan se ata i ofruan burrave ujë dhe ushqim.
“Ndihem krenar për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar nga të gjithë anëtarët e ekuipazhit.
Ne përmbushim me seriozitet dhe devotshmëri të gjitha detyrat që na ngarkohen kudo nëpër botë”, u shpreh Kapiteni australian Terry Morrison.
Top Channel