Një çift në SHBA ishte treguar skeptik përsa i takon ekzistencës së COVID-19, duke mos pranuar të vendoste maskë dhe vijonte normalisht jetën e përditshme.
Debi dhe Michael Patterson kanë dhënë një intervistë të gjatë për CNN. Ata kanë thënë që koronavirusi ishte një iluzion për ta, një objekt shakaje sa herë që mblidheshin me miqtë.
“Ne nuk i besonim, madje sa herë që uleshim me miqtë dhe biseda sillej tek koronavirusi ne nisnim të talleshim”, u shpreh Debi.
Por pak ditë më pas ajo thotë se u infektua me virusin dhe u detyrua që të vendoset në njësinë e kujdesit intensiv, nën “pushtetin” e respiratorit.
Sakaq, çifti nga Arizona u infektua me virusin në fund të muajit qershor dhe megjithëse kanë kaluar më shumë se një muaj Debi ende ka simptoma të virusit.
“Akoma kam vështirësi në frymëmarrje, kollitje, lodhje, dhimbje koke, duket sikur dikush të godet në kokë. Është qesharake të mos e marrësh seriozisht. Unë mund të kisha vdekur nga ky virus.
Më tej ajo dha dhe një mesazh për të gjithë:
“Mbani distancë dhe vendosni maskën mbrojtëse, virusi nuk është shaka”.
Top Channel