Ishte dënuar për vjedhje dhe kreu prapë vjedhje, kapet 27-vjeçari në Korçë

04/08/2020 11:41

Policia e Korçës ka arrestuar një shtetas të dënuar me 8 muaj burg për vjedhje, i dyshuar si autor edhe i një vjedhje tjetër banese.

I arrestuari është S. Ll., 27 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet të jetë edhe autor i ngjarjes së ndodhur më datë 02.08.2020, në lagjen nr. 6, ku në banesën e shtetasit T. M., 34 vjeç, ka marrë një sasi prej 700000 lekë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

Top Channel