8 vjet pa Arbën Xhaferin/ Hapësira shqiptare humbi një nga njerëzit më të mençur

04/08/2020 20:07

Tetë vite më parë në gusht është ndarë nga jeta Arbën Xhaferi. Një personazh ë do t’i mungojë shumë shqiptarisë në tërësi dje shqiptarëve të Maqedonisë në veçanti.

Le ta kujtojmë sëbashku në këtë “in memoriam” Arbën Xhaferrin nëpërmjet njerzve që e kanë njohur atë.

“Ishte poltikani shëmbullor qe e mbylli netën politike në mënyrë të parakohshme. Pa sharë kërkënd. Vetëm duke pajtuar. Duke ju përbajtur boshtit të bashkimit kombëtar, kulturalizimit të poltikës”.

Z Haxhiu ju keni botuar kujtimet e Arben Xhafërrit në gjashtë libra. Sa do të na mungojë një figurë komplekse si ai?
“Ka qenë një prej studiuesve të fillzofisë ndër të rrallët të botes shqiptare. Një prej poltikanëve që ka krijuar idenë e shqiptarisë. Ështe një prej atyre që më diskursin dhe shkrimet e tij ka vënë në dukje që bota shqiptare duhet të jetë një”.

Ju përmendët një fjalë. Edhe antiturk po deshët ta quani, përse i tillë?

“Arbri e ka patur për atë ndikim kulturor që vinte nga Turqia. Ishte ndër ato pika që dallonim me Arbrin. Por meqë është përvetori i vdekjes dua të kujtoj ceremoninë e varrimit. Që mund të shërbente si një monumet i madh pajtimi, por ishte një rast i humbur”.

“Ka pasur një diferencim të qartë mes Perëndimit dhe Lindjes. Por ai ka qenë oksidëntal”.
/Jetona Kocibelli/

Top Channel