​Haskuka: Qeveria Hoti në pamundësi të testeve për COVID-19, filloi t’i diagnostikojë qytetarët si fallxhorë

04/08/2020 18:39

Kryetari i Komunës së Prizrenit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Mytaher Haskuka ka akuzuar Qeverinë Hoti për dështim në menaxhimin e gjendjes me COVID-19, duke thënë se kjo qeveri me vendime joserioze, shumë paaftësi dhe jo profesionalizëm ka sjellë buzë kolapsit sistemin shëndetësor.

Ai ka thënë një reagim për media se spitalet nuk janë të furnizuara si duhet, duke marrë shembull furnizimin me oksigjen, i cili sipas tij, nuk i plotëson kërkesat. “Sipas zyrtarëve të Spitalit Rajonal në Prizren, me oksigjenin e furnizuar nga Ministria e Shëndetësisë, spitali mund të operojë vetëm 6 orë. Pra më shumë se 50 pacientë që janë të varur nga oksigjeni, do të duhej ta përdorin atë me ndërrime, por ja që kjo nuk bën! Prandaj ne si komunë edhe pse nuk kemi obligim ligjor, në dy javët e fundit kemi furnizuar spitalin me oksigjen për 18 orë të tjera. Deri më tani Spitalin Rajonal të Prizrenit kemi furnizuar me 775 bombola nga 50 litra, në vlerë prej 7500 euro”, ka thënë Haskuka.

Sipas tij, Qeveria Hoti, në pamundësi të bëjë teste për COVID-19, filluan të diagnostikojnë si fallxhorë, duke i shikuar qytetarët në sy. “Çdo kthim nga zarari është fitim, çdo kthim nga terapia e gabuar sjell shëndet. Andaj kjo qeveri duhet të shkojë sa më shpejtë, të japë dorëheqje dhe t’ia hapë Kosovës rrugën e shërimit”, ka thënë Haskuka.

Top Channel