Partia Demokratike hyri në një fazë te rëndësishme te përzgjedhjes se ekipit te ri drejtues.

Forumet më të larta të partisë, kryesia e më pas Këshilli Kombëtar me propozim te kryetarit Basha përzgjodhën anëtarët e komisionit, i cili do të bëjë vlerësim e kandidatëve për deputet dhe kryetar bashkie.

Pas largimit nga jeta aktive politike, Genc Ruli një zë kritik i lidershipit demokrat rikthehet ne parti, me ftesë te Lulzim Bashës në postin e anëtarit te komisionit, me një tjetër ish themelues te Partisë Demokratike Besnik Mustafaj, te cilët bashkë me Mark Markun dhe Bujar Nishanin si dhe një prurje te re nga jeta akademike Enriketa Papa pedagoge në Universitetin e Tiranës do të filtrojnë kandidatët potencial me te cilët PD kërkon te rikthehet ne pushtet. Komisioni do të ndihmohet nga Sekretariati i përbërë nga Sahit Dollapi, Sekretar Organizativ dhe Ervin Minarolli, Sekretar i Burimeve Njerëzore.

Komisionit i vlerësimit deri në 15 shtator do duhet të hartojë listën me emrat e kandidatëve te cilët plotësojnë kriteret për t’ia dërguar sërish për votim anëtarësisë, e cila ka te drejtë te përzgjedhë 80 përqind të kandidatëve për deputet dhe kryetar bashkie. Faza e fundit është vendimmarrja finale nga kryesia dhe këshillit kombëtar te cilët ndryshe nga sa ndodhi në 2017 nuk anashkalohen nga kryetari demokrat.

Në fazën e parë të propozimeve, proces i cili zgjati 6 javë, janë identifikuar një numër i madh kandidatësh ku ra në sy propozimi nga baza i emrave me peshë dhe kontribut historik në Partinë Demokratike si Jozefina Topalli ne Shkodër apo Ridvan Bode në Devoll. Lista e propozimeve nuk i munguan emra jashtë strukturave të saj, kryesisht nga bota akademike dhe shoqëria civile.

Por sesa real do jetë ky proces do shihet në fund kur të miratohet lista finale e cila ka kaluar vetëm hallkën e parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA