Një i ri shqiptar në Itali u arrestuar me urdhër gjykate pasi akuzohet për trafik droge.
25-vjeçari i identifikuar Ramazan Lamja, kishte nofka si Johnny ose Albano.
Autoritetet italiane kanë arritur të zbulojnë shitjen e pothuajse 1.300 dozave të drogës, të cilat do të ishin shitur që nga prilli 2018 deri në qershor për disa të varur nga droga nga zonat e Conero Riviera dhe gjithashtu në Val Musone.
Shitja e kokainës, gjithnjë sipas veprimtarisë hetimore të karabinierëve, u bë veçanërisht në rrethin Scossicci, përgjatë rrugës ose në parqe dhe pranë ambienteve të jetës së natës dhe në të gjitha orët e ditës.
Policia italiane raporton se çmimi i drogës ishte 100 euro për gram. 25-vjeçari ishte arrestuar 6 qershorin e kaluar nga agjentët e stacionit policor të Osimo. Ai u kap në flagrancë duke i dhënë gjysmë gram kokainë një 25-vjeçari nga Castelfidardo
Po ashtu Lamja kishte përfunduar në prangat e policisë edhe tetorin e kaluar.
Top Channel