Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 541 vdekje.
Ministria e Shëndetësisë e Brazilit njoftoi se me 25.800 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 2.733.677 numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 94.104.
Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh, është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 558.685 raste dhe 23.317 vdekje nga COVID-19.
Ndërkohë numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 1.883.677.
Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.
Top Channel