
07/05 15:51
Italia ka regjistruar 239 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa tetë persona kanë humbur jetën, një shifër kjo më e lartë se dita e djeshme, kur viktimat ishin pesë.
Viktimat janë shënuar të gjitha në rajonin e Lombardisë, duke çuar numrin total të përgjithshëm të viktimave në 35.154 persona.
Çdo rajon i Italisë regjistron sot të paktën një rast të ri, ndërkohë që rastet totale kanë kaluar 200 mijë persona.
Kjo do të thotë se, nga fillimi i pandemisë, në Itali janë infektuar me COVID-19 248.070 persona, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 35.154.
Top Channel