
Një vit pa Ismail Kadarenë! Gjeniu i letrave nderohet nga Akademia e Shkencave dhe Kuvendi i Shqipërisë
01/07 15:29
“Art Zan”, e thënë ndryshe, t’i japim zë artit është ekspozita e artit pamor e çelur në lulishten “Aqif Pasha” në Elbasan.
Një bashkëpunim mes Ministrisë së Kulturës, Bashkisë së Elbasanit dhe shoqatës “Oda” sollën punime të artistëve të ndryshëm, por duke u përshtatur me kushtet e pandemisë. Sipas organizatorëve, e rëndësishme është që arti të jetë i pranishëm në jetët e njerëzve, pavarësisht kushteve.
Përveç punimeve të piktorëve në zë, në këtë ekspozitë kanë marrë pjesë edhe studentë me punimet e tyre të frymëzuara gjatë karantinës. Iniciativa lindi si një ide në rrjete sociale dhe më pas u konkretizua në sheshet e qyteteve duke ruajtur e respektuar masat anti- covid.
Top Channel