Vietnami nuk gjen paqe/ Pas 99 ditësh pa asnjë të infektuar me COVID-19, pandemia rikthehet sërish

30/07/2020 21:10

Vietnami ishte nga të paktat shtete në botë që u duk se i dha “lamtumirën” COVID-19, pasi prej 99 ditësh nuk regjistroi asnjë rast të dyshuar me virusin. Mirëpo një javë më parë u krijua një vatër e re dhe u raportuan 43 raste, në tre qytetet më të mëdha të vendit, duke detyruar autoritetet të rikthenin masat kufizuese.

Fillimisht ishte një burrë 57-vjeç, që u paraqit në spital me ethe dhe temperaturë tepër të lartë.

Pas kontrolleve rezultoi se ai ishte infektuar me virusin.

Sakaq, në vazhdën e masave parandaluese, autoritetet kanë kërkuar largimin e 80 mijë turistëve nga vendi, duke i ofruar atyre fluturime falas, shkruajnë mediat e huaja.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel