Marina turke ka njoftuar se ka dërguar anijen e kërkimeve sizmike drejt ujërave të Qipros për eksplorime gazi në zonat detare të njohura si Blloku 2, 3 e 13. Zonat e eksploruara nga Turqia janë ato në jug e juglindje të Famagusta.
Ministri i jashtëm grek Nikos Dendias ka kontaktuar me homologun qipriot Nicos Christodoulides dhe më pas me mediat, deklaroi se eksplorimet turke janë në shkelje të Zonës Ekskluzive Ekonomike të Qipros prandaj Greqia do të vendosë sanksione ndaj Turqisë.
Javët e fundit Turqia ka qenë aktive në të gjitha frontet e Mesdheut lindor, pasi pezulloi kërkimet rreth ishujve të detit Egje pas kritikave të SHBA, Francës dhe vendeve të tjera të BE.
Turqia konteston me Greqine e Qipron zonat për shpimet kërkimore të hidrokarbureve në zonën lindore të detit Mesdhe.
Top Channel