Ndryshimet Kushtetuese/ Balla: Mundësohet edhe hapja e listave 100%, koalicione ekzistojnë

30/07/2020 12:01

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit është shprehur se PD po luan blof me hapjen e listave 100%. Sipas Ballës ndryshimet Kushtetuese do të mund të lejojnë edhe hapjen 100% të listave.

Më tej Balla është ndalur tek koalicionet një tjetër pikë ku PD nuk ka rënë dakord. Balla ka thënë se koalicionet ekzistojnë.

“Dua t’i them shumë qartë PD se amendamentet do mundësojnë gjithçka që ata kërkojnë. Se e lejojnë edhe hapjen e listave 100%. Kjo nuk do të thotë. Pranimi i lisave të hapura sipas formulës i miratuar sot është zgjedhja e duhur për ti dhënë shqiptarëve dy mundësi. Sa për koalicionet rrini të qetë sepse ekzistojnë, ua them sinqerisht që Luli dhe Mona të jenë bashkë. Jeni të sigurt se ne do jemi përsëri në krye të qeverisjes.” tha Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA