Gjest për t’u duartrokitur! Vuante nga zemra, të burgosurit i shpëtojnë jetën policit

30/07/2020 21:40

Tre të burgosur në Xhorxhina të SHBA-ve, i kanë shpëtuar jetën një zëvendës sherifi që vuante nga zemra.

Warren Hobbs, e kishte zënë gjumi gjatë turnit të tij, kur i burgosuri Mitchell Smalls, vuri re diçka të çuditshme në lidhje me mënyrën sesi ai mbështetej në karrige dhe zhurmat që nxirrte, nuk tingëllonin si gërhitje normale. Më pas Hobbs papritur bie në dysheme dhe filloi të nxirrte gjak nga koka. Në këtë moment ka reaguar Smalls.

“Isha i gatshëm të bërtisja me sa fuq kisha për të lajmëruar të tjerët”, tha ai.

Shumë shpejt, 60 persona prapa hekurave filluan të bënin zhurmë që dikush të vinte e të ndihmonte policin. Zhurma që ata krijuan ndihmoi Hobbs të përmendej dhe zëvendës sherifi mblodhi mjaftueshëm forca sa për të shtypur butonin që hapte qelitë e Terry Lovelance dhe Walter Wihtehead. Ata morën telefonin e Hobbs dhe me të lajmëruan ambulancën.

“Nuk ka aspak rëndësi nëse personi që ra në tokë ishte një oficer policie. Do të bëjë gjithçka për të shpëtuar një njeri. Nuk dua të shoh askënd të vdesë”, u shpreh Whitehead për mediat amerikane.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel