Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj reagimit të fundit të kreut të PD, për ftesën për takim, për të cilin thotë se është i nxituar.

“Kërcënimet për konflikt e për fatura kostosh personale, tregojnë humbje të busullës! Në emër të shqiptarëve vendos Parlamentit”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë i bën thirrje Bashës që të vazhdohet puna e nisur: 5 qershorin aty e ke, top në Ligjin Zgjedhor,ku tani duhet të integrojmë edhe 30 korrikun!Ta bëjmë së bashku e mos harro,s’presim dot gjatë!

Kryeministri Rama ne Twitter:

lulzimbasha_al reagimi yt ndaj ftesës sime për të vijuar punën bashkarisht dhe reflektuar në Ligjin Zgjedhor risitë kushtetuese është shumë i nxituar! Kërcënimet për konflikt e për fatura kostosh personale, tregojnë humbje të busullës! Në emër të shqiptarëve vendos Parlamentit.

Prandaj mos humb kohë me dokrra të vjetra, duke përsëritur po atë avaz që ju ka çuar nga humbja në humbje, po le të vazhdojmë punën e nisur. 5 qershorin aty e ke, top në Ligjin Zgjedhor, ku tani duhet të integrojmë edhe 30 korrikun!Ta bëjmë së bashku e mos harro,s’presim dot gjatë!

Rama thirrje opozitës jashtëparlamentare: Ulemi menjëherë për të diskutuar, konsensusi 100% është i mirëseardhur

Top Channel