Emrat+detajet/ Vrasja e 40-vjeçarit në Elbasan, një nga autorët dhëndri i Qazim Sejdinit

30/07/2020 09:08

ELBASAN- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasje e një 40-vjeçari në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur,  në lagjen ” Luigj Gurakuqi”, Elbasan, ku në gjendje të dehur  janë konfliktuar duke u dëmtuar me  njëri-tjetrin me shishe  dhe sende të forta shtetasit Ardiano Hajdari., 42 vjeç, Sokol Sanxhaktari., 34 vjeç,  dhe  Florian Lamce., rreth 40 vjeç, banues në Elbasan. Florian Lamce., si pasojë e  plagëve  të marra ka ndërruar jetë në spital.

Ndërsa dy shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë konflikt kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë mësohet se Sokol Sanxhaktari është dhëndri i Qazim Sejdinit, ish-kryetarit të bashkisë së Elbasanit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA