Eksperimenti në Argjentinë/ Serum kundër Covid nga gjaku i kuajve

30/07/2020 20:49

Agjensia e lajmeve Reuters thotë se Argjentina ka filluar studimet klinike për trajtimin e COVID-19 duke përdorur serumin hiperimun të zhvilluar me antitrupa nga kuajt

Serumi, i prodhuar nga ndërmarrja e bioteknologjisë Inmunova, krijohet duke injektuar tek këto kafshë një proteinë SARS-CoV-2, e cila bën që kuajt të gjenerojnë një sasi të madhe antitrupash neutralizues.

Plazma më pas nxirret prej tyre, pastrohet dhe përpunohet. Reuters thotë se pas rezultateve pozitive në testet laboratorike, prova klinike për të studiuar efektivitetin e serumit do të bëhet mbi 242 persona të diagnostikuar me sëmundje në kushte të moderuara deri në të rënda.

“Nëse ne mund të ulim shumëfishimin e virusit në ditët e para, jo vetëm që do të ulim ngarkesën virale të sëmundjes tek pacientëve, por po mendojmë se ky kapacitet neutralizues do t’i lejojë pacientët të zhvillojnë reagimin e tyre imunitar”, shprehet Fernando Goldbaum, drejtori shkencor i Inmunova. Sipas tij, rezultatet e testeve priten diku mes tetorit dhe nëntorit. Argjentina ka deri tani 175,000 raste të konfirmuara të COVID-19 dhe rreth 3,200 viktima.

Top Channel