“Ajo pi korona, i mban dy telefona” / Papingji për këngët HiT: Prioritet nuk është e shkruara, por efekti që do përcillet në publik

30/07/2020 20:26

Kjo është një periudhë plazhi. Vera e nxehtë e kërkon edhe muzikën. Por në rast se ne shkojmë nëpër clube, lounge apo bare plazhi shpesh na ndesh të dëgjojmë këngë me tekste si: « t’lagi me shapanjë », apo « ajo pi korona, i mban dy telefona » apo të tjera, që shumica prej nesh i dinë përmendësh.

Për të folur rreth nivelit të teksteve të këngëve shqiptare do të bisedojmë me Mjeshtrin e Madh, Jorgo Papingji.

Unë nuk jam dakord me këto lloj tekstesh qe shkruhen tani. Duhet thënë ndërmjet tyre ka dhe tekste të bukura. Por këto këngët që më pyetet ju mua nuk i japin prioritet tekstit, por efektit që mund të ketë në ambient. Dhe sigurisht në ambient kanë efekt ato gjëra qe janë më banale, më të zhveshura nga kultura e të shkruarit. Influenca pastaj e këtyre tallavave te vëllezërve tanë. Domethënë të kosovarëve ngjiti më shumë. Kritika ka kohë që mungon në artin tonë“, thotë ai.

Këto këngë janë më të klikuarat e momentit. Pavarësisht nivelit të teksteve të tyre fakt është audienca në masë. Dikur influenca e artit që vinte nga Kosova vlerësohej me çmime, por nuk ishte kjo e kësaj lloji që dëgjohet sot.

“Unë diç kam parë dhe jam e bindur që gjatë kësaj periudhe ju keni krijuar, a mund të citojmë diçka nga të shkruarit tuaj sëfundmi.

Një nga temat ështe pandemia. I kam kushtuar një cikël që e kam quajtur « Pandemiada »
Do ta kujtojmë o miku im
Kohën e ndyrë të pandemisë
Kur brenda mureve të shtëpisë
Zbulonim vlerën e lirisë…”

Top Channel