Rrënjët, vepra e fundit e pikturuar nga Vincent Van Gogh, në ditën kur ai edhe vrau veten, tregon sekretet e saj falë një kartoline të vjetër poste të gjetur rastësisht.
E kjo ka hedhur dritë mbi momentet e fundit të vdekjes tragjike të piktorit. Një kërkues, thotë se ka zbuluar tani vendin ekzakt ku vincent Van Gogh, pikturoi kanavacën e fundit të tij para vdekjes misterioze nga një plagë me armë zjarri. Artisti holandez kishte punuar në “Tree Roots”, një vend i mbushur me trungje shumëngjyrëshe pemësh, rrënjësh dhe tringjesh afër Auvers sur Oise, në veri të Parisit, në një ditë të nxehtë korriku, në 1890.
Wouter van der Veen, nga instituti Van Gogh, që kujdeset për dhomën e artistit në Auberge Ravoux, ku ai kaloi 70 ditët e fundit të jetës së tij, thotë se pjesa më e madhe e trungjeve është akoma atje, si në pikturë. Ai sqaron se e kishte bërë zbulimin nga një kartolinë e fshatit që tregonte një grup pemësh dhe trungjesh, që atij i dukej i parë. E kishte krahasuar kartolinën me pikturën dhe kishte zbuluar se gjithçka korrespondonte. Ekspertët në muzeun Van Gogh në Amsterdam, kanë mbështetur zbulimin duke thënë se ky ishte një interpretim që dukej shumë i vërtetë.
Drejtoresha e muzeut, Emilie Gordenker, dhe stërnipi i vëllait të van Gogh-ut, teo, udhëtuan drejt fshatit për të zbuluar një pllakatë në vendin ku piktori punoi për të fundit herë. Si Vincent Van Gogh ashtu edhe i vëllai Teo, që e mbështeti piktorin gjatë gjithë jetës së tij, dhe jetoi vetëm gjashtë muaj më shumë se ai, janë varrosur pranë njëri tjetrit në varrezën e fshatit.
Top Channel