Pavarësisht masave, xhamitë mbeten të hapura/ Të premten falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë

29/07/2020 13:10

Namazi i Kurban Bajramit do të falet, po ashtu xhumatë dhe namazi ditor do të vazhdojnë të falen nëpër xhamitë e Kosovës.

Kështu ka thënë për KosovaPress, sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu.Qeveria e Kosovës ndër masat e marra kundër Covid-19 ka ndaluar pjesëmarrjen fizike të qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Por, ky vendim sipas BIK-ut nuk vlen për namazin e Kurban Bajramit, festë kjo që do të kremtohet kësaj të premte dhe as për faljen e xhumasë e namazeve tjera ditore.

I kontaktuar nga KosovaPress, sekretari i BIK-ut, Ahemt Sadriu ka thënë shkurt se vendimi i marr ditë më parë nga kryesia e BIK-ut për faljen e namazit të Kurban Bjaramit mbetet në fuqi.“Nuk ka ndryshim, vendimi për falje mbetet në fuqi. Po ndryshoj ky vendim do të ju njoftojmë me kohë”, ka thënë për KosovaPress, sekretari i BIK-ut, Ahmet Sadriu.

Ndalohen të gjitha veprimtaritë fetare, nuk lejohet as therja e kafshëve në shtëpi. Në prag të Festës së Kurban Bajramit, besimtarët myslimanë nuk do të mund të therin kafshë në shtëpitë e tyre. Kjo pasi që Qeveria e Kosovës, ndër masat e marrë për parandalimin e Covid-19 ka ndaluar edhe therjen e kafshëve në çfarëdo mjedisi të hapur apo të mbyllur.

Por pa specifikuar nëse bën përjashtim falja e Kurban Bajramit apo jo. 14. Ndalohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve dhe kafshëve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. 15.

Ndalohet therja e kafshëve në çfarëdo mjedisi të hapur apo të mbyllur, përveç në mjediset e autorizuara për therjen e kafshëve. 16. Ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA