Në mbledhjen e Qeverisë është miratuar propozim vendimi për ngritje graduale të normës së tatimit të akcizës në duhan.
Kjo ngritje e akcizës, sipas ministres së Financave Hykmete Bajrami, është në bazë të kalendarit për tatimin në akcizë, pasi vendi siç tha ajo ka normën më të ulët të tatimit për duhan.
Ndërsa, është aprovuar edhe propozim-vendimi i shtesave mujore për personelin shëndetësor për angazhim shtesë për muajin korrik dhe gusht të vitit 2020 për ekspozim të drejtpërdrejt rrezikut të infektimit në punën e tyre gjatë trajtimit të pacientëve lidhur me virusin Covid-19.
Ministrja po ashtu ka arsyetuar para kabinetit qeveritar, propozim-vendimin për hartimin e Programit për Reforma Ekonomike 2021-2023, që mori mbështetjen e Qeverisë. Edhe nesër pritet të ketë mbledhje të Qeverisë me pika të tjera të rendit të ditës, një ndër to edhe një propozim i ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica për çështje të pensionisteve.
Top Channel