Covid-19 na ndaloi përqafimet/ Zakonet e reja, por ende vijon sjellja e vjetër, “e rrezikshme”

29/07/2020 15:20

Sipas numerologjisë, 66 dite i mjaftojnë njeriut për të fituar një zakon të ri.

Në kohë pandemie, jemi në kushtet që kemi fituar dhe humbur zakone. Nuk puthemi, përqafohemi dhe përshëndetemi më si më parë.

“Tani u themi njerëzve “Ndal, distancë!”

Po ku ka më puthje, u harruan ato.

Nuk puth e përqafoj as nënën time.

Ndonjëherë edhe e thyej këtë dhe e puth ndonjë shok që më ka marrë malli. Pastaj bëhem pishman.

Më kishte marrë shumë malli për një shoqe dhe bëra t’i afrohesha, por u stepa, u kujtova. Se ruaj jo vetëm veten, por edhe prindërit dhe gjyshërit në shtëpi.

Përsa kohë nuk puth vajzen time dhe mbesën, nuk bëhet fjalë për njeri tjetër. Nuk i puth, se i dua!”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA