Nis prodhimi për makinën fluturuese, ja kur do të dalë në treg
Në revistën italiane “Chi” janë publikuar fotografi të reja të Flavio Briatore teksa ndodhet me pushime në Sardenja. Pranë tij ndodhet një vajzë e re dhe shumë seksi.
Është fjala për stilisten dhe influencuesen, Maria Ludovica Campana. Briatore, i cili është një ndër njerëzit më të pasur dhe më të njohur në Itali, njihet gjithashtu edhe për lidhjet e tij të shumta. Pas divorcit me Elisabetta Gregoraci-n, me të cilën kishte 11 vite bashkëjetesë, ish-bosi i Formula 1 është parë shpesh në shoqërinë e vajzave të reja.
Ndërkohë thuhet se 70-vjeçari dhe 24-vjeçarja janë njohur nga një mik i tyre i përbashkët gjatë një darke në Porto Cervo.
Briatore gjatë izolimit për shkak të pandemisë së koronavirusit është transferuar në vilën e tij të re në Sardenja. Madje në rrjetet sociale ai ka publikuar fotografi me të birin 10-vjeçar, Nathan Falco, të cilin e ka me ish-bashkëshorten Gregoraci.
Top Channel