Tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga stuhia Claudia në Portugali
Për herë të dytë për këtë javë, deputetët do të mblidhen në seancë plenare, pavarësisht rregullave të diktuara për shkak të rasteve me COVID-19 që u shfaqën dje në Kuvend.
Gjatë ditës së djeshme u bë e ditur se kanë rezultuar pozitivë me koronavirus deputetët Ralf Gjoni, Eljo Hysko dhe Enver Roshi. Ndërkohë Komisionet, parlamentare, Byroja dhe Konferencat e Kryetarëve do të vijojnë online dhe nuk do të mblidhen në sallat e Kuvendit.
30 Korriku pritet të shënojë edh fundin e këtij sesioni, ku është vendosur që deputetët të diskutojnë mbi ndryshimet kushtetuese, që e kanë thelluar edhe më tej debatin politik.
Nisma që parashikohet të hidhet për votim e që ka kaluar më parë në Këshillin e Legjislacionit dhe Komisionin e Ligjeve, parashikon hapjen e pjesshme të listave të kandidatëve për deputetë në masën 2/3. Këto ndryshime mbështeten nga kryeministri Rama, por aspak nga opozita jashtëparlamentare, pasi argumentojnë se qëllimi i vetëm i Ramës është eliminimi i koalicioneve parazgjedhore.
Opozita e Bashkuar ka prezantuar së fundmi propozimin për hapje 100% të listave e kandidatëve për deputetë, porse koalicionet parazgjedhore të mos preken dhe të ruhet formula ekzistuese e shpërndarjes së mandateve për deputetë.
Për këtë propozim të fundit palët nuk kanë gjetur asnjë pikë ku mund të afrohen. Ndërkohë që kanë mbetur vetëm pak nga dita e votimit, pritet që negociatat si publike, ashtu edhe në prapaskenë të jenë të ethshme.
Top Channel