Edhe një mjek në Kosovë ka vdekur si pasojë e koronavirusit.

Bëhet fjalë për Lulzim Kolgjerajn, doktorin nga Prizreni që ka shërbyer në shëndetësinë primare në QMF në këtë komunë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë kreu i komunës, Mytaher Haskuka.Postimi i plotë:Pas tri javë hospitalizimi në QKUK, sot betejën ndaj koronavirusit ka humbur një profesionist i dalluar mjekësor, doktor Lulzim Kolgjeraj.Dr. Kolgjeraj i ka shërbyer shëndetësisë primare në Prizren për rreth tri dekada dhe ka qenë specialist i mjekësisë familjare në QMF në Gjonaj.

Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë komunitetin shëndetësor.Në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të Komunës së Prizrenit, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Kolgjeraj dhe kolegët e tij.Zoti jua lehtësoftë dhimbjen!.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA