​73 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

29/07/2020 10:22

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19 aktualisht po trajtohen 73 pacientë.

29 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë. ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.

Nga personeli i Spitalit 6 mjekë, 15 infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19. Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 189 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë. Nga këta 21 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Kanë qenë 5 lindje, 3 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje 3 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore. Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 5 operacione, ndërsa 164 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,056 analiza.

Top Channel