Katër të vdekur në Gjakovë, dy të konfirmuar e dy të dyshuar me Covid-19

28/07/2020 13:44

Spitali i Gjakovës konfirmoi se kanë vdekur katër pacientë, dy prej të cilëve të konfirmuar me Covid-19 ndërsa dy të tjerë si të dyshuar.

Personat që kanë humbur jetën janë Q.F., 61-vjeç nga Ballacërka e Malishevës, S.D, 80-vjeç nga Gjakova, S.H., 76-vjeç nga fshati Cërmjan i Gjakovës, dhe D.D., 83-vjeç nga fshati Damjan i Gjakovës.

Në bazë të raportit të këtij spitali, 51 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid 19. 16 pacientë të konfirmuar COVID-19 pozitiv, 31 pacientë të pakonfirmuar, 32 pacientë me oksigjeno terapi, dy pacientë CPAP maskë dhe 4 pacientë janë në gjendje kritike.

Nga stafi shëndetësor, tre mjekë, 7 infermierë dhe një nga stafi teknik janë të infektuar me koronavirus.

Top Channel