Gjiknuri pas mbledhjes: Opozita qëndrim bllokues, amendamentet kushtetuese s’pengojnë hapjen e listave 100% e koalicionet

28/07/2020 15:18

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik dhe Rudina Hajdari u shpreh në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik se mori garanci nga PS-ja që listat do të hapen 100%.

Ndërsa Damian Gjiknuri tha për mediat se amendamentet kushtetuese, nuk pengohet hapja e listave 100%, madje dhe koalicionet parazgjedhore.

Pas një mbledhje të gjatë, opozita jashtëparlamentare, ndodhet në të njëjtat qëndrime bllokues, me qëndrimin e vetëm, të bllokimit me çdo kusht të implementimit të Kushtetutës. Së pari u konstatua fare qartë se amendimet kushtetuese dhe vet ata nuk japin asnjë argument përtej kushtit të pa negociueshëm, që thonë se; ‘ne duam që koalicionet të jenë në formën që janë’. U konstatua që amendimet kushtetuese nuk pengojnë as hapjen e listave 100% dhe koalicionet parazgjedhore.

PD ka qëllimin e taktikës bllokuese dhe zvarritjen e këtij procesi. Opozita parlamentare ka ofruar kompromis edhe sot me qëndrimet e saj. Ata janë në të njëjtin pozicion, opozita jashtë. Ata thonë se shqetësimi jonë nuk është çështja e hapjes së listave, por kanë çështjen e koalicioneve. Iu kemi thënë që të zgjedhin një model ku paraqitet lista e kandidatëve, nga vendet që kanë këtë sistem. Një model është dhënë shembull nga PS, që ka qenë Letonia. Në mos Letonia, Holanda. Të gjejnë një model të një vendi perëndimor në këtë sistem dhe ne jemi të gatshëm që ta formulojmë në atë mënyrë koalicionin. Koalicioni lejohet, të marrin një shembull nga një vend i Be. Kjo është formula e kompromisit. Ne do marrim një model që e njeh këtë.”, tha Gjiknuri.

Oferta e dhënë nga mazhoranca për opozitën jashtëparlamentare ishte si vijon:

1. Miratimi i amendimeve kushtetuese te cilat edhe sipas opinionit te eksperteve te pavarur te atashuar prane Keshillit Politik nuk pengojne as hapjen 100% te listave te kandidateve dhe as koalicionet parazgjedhore.

2. Reflektimin me pas te ketyre amendimeve kushtetuese ne ligjin elektoral permes nje procesi diskutimi ne Keshillin Politik.

3. Persa i takon shqetesimit te opozites jashteparlamentare per ceshtjen e modaliteteve te krijimit dhe regjistrimit te kandidateve nga koalicionet parazgjedhore, kjo eshte nje ceshtje qe percaktohet ne Kodin Zgjedhor. Ne fazen e nderhyrjes ne Kod, pervec ekspertizes qe do te merret nga ODIHR, te shqyrtohen te gjitha opsionet e artikuluara nga opozita jashteparlamentare gjate diskutimeve te deritanishme ne Keshill, sic jane modeli Letonez/Hollandez, Belg. Gjithashtu te hulumtohet cdo model i nje vendi te OSBE qe aplikon sistem proporcional rajonal me lista te hapura si ky qe ka Shqiperia.

Top Channel