Mbi ekzekutimin e 22 urdhërarresteve të lëshuara nga SPAK, sa i takon dosjes së famshme të përgjimeve 339, ka reaguar kryeministri Edi Rama.
Përmes dy postimeve të njëpasnjëshme në Twitter, Rama shprehet:
“Arrestimi i komisionerëve politikë të dosjes së famshme të Dibrës, nxjerr në pah psenë e domosdoshmërisë së depolitizimit të administratës zgjedhore! 14 të pandehur të PDLSI dhe 8 të PS janë prova se kush bërtet më shumë e nuk do depolitizim, i ka duart të zhytura thellë në llum!
Për mua janë 22 individë të gabuar, në vendin e gabuar dhe detyrën e gabuar,që duhet të shërbejnë si shembull i padiskutueshëm për largimin përfundimtar të partive politike nga komisionet e zgjedhjeve! Le të vendosë drejtësia për ta pa dallim dhe mësimi për ne është: DEPOLITIZIM!”
Dosja 339/ Urdhërarrestet e SPAK-ut, këta janë komisionerët e arrestuar (ja kujt partive u përkasin)
Top Channel