USAID/Albania ka dorëzuar pranë Institutit të Shëndetit Publik 29 mijë teste për Covid-19.
Në lidhje me këtë, ka ardhur një reagim edhe nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ku shkruhet se qeveria e SHBA ka angazhuar më shumë se 1.5 miliard dollarësh ndihmë me qëllimin për të luftuar pandeminë.
“USAID/Albania dorëzoi 29,000 komplete testimi në Institutin e Shëndetit Publik, si pjesë e ndihmës së Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë, në përgjigje të pandemisë së COVID-19. Që nga shpërthimi i pandemisë, qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka angazhuar më shumë se 1.5 miliard dollarë ndihmë nëpërmjet Departamentit të Shtetit dhe USAID, posaçërisht me qëllimin për të luftuar pandeminë.”, thuhet në mesazhin e ambasadës.
Top Channel