“Sillet në zyrën e Presidentit si tutor i opozitës”/ Rama për Metën: Nuk e lani dot me ujin e “Venecias”

27/07/2020 12:00

Pasi Ulsi Manja paraqiti raportin për Metën ku u tha si përfundim shkeljet e tij nuk janë të mjaftueshme për shkarkim, ka dalë në foltore kryeministri Rama.

Rama tha se përkundër atyre që përmendin vazhdimisht raportin e Venecias që i dha të drejtë Metës, kreu i qeverisë tha se raporti nxjerr ne pah një sërë shkeljesh të Metës.

Dhe pikërisht sepse PS mori parasysh rekomandimet e Venecias tha Rama, u rekomandua vetëm marrja e masave për të ardhmen, në mënyrë që të kufizohet hapësira e abuzimit.

“Mund tju informoj për raportin që nuk e keni lexuar, ku ka nënvizuar Venecia një sërë shkeljesh të Metës, sa për dijeninë tuaj që këndoni po nuk lexoni. E zeza mbi të bardhë janë të nënvizuara shkeljet e presidentit. Komisioni ka bërë një punë voluminoze dhe i ka adresuar të gjitha gjetjet.
Por edhe në këtë rast, është një tjetër mundësi për të parë dallimin mes nesh dhe gjithçkaje që thuhet në mënyrë keqdashëse për në. Ne e kemi lexuar raportin e Venecias, dhe nuk e kemi konsideruar asnjëherë si aneks por si pikë referimi, dhe përderisa komisioni thotë se shkeljet e bëra nuk janë mjaftueshëm të rënda për shkarkim, atëherë ne kemi parë konstatimet e Komisionit që nuk na rekomandon të shkarkojmë Metën por na rekomandon të marrim masa për të ardhmen që të kufizojmë hapësirën e abuzimit nga Presidentët.

Janë një sërë shkeljesh , kështu që ju dhe të tjerët që dolën këtu për të larë mMtën më ujin e Venecias, iu them që Venecia nuk e ka larë Metën, por ka nxjerr në pah një sërë shkeljesh që lidhet me një vullnet politik për tu sjelle ne zyrën e Presidentit si tutor i opozitës”, tha Rama.

Top Channel