“Një vit më parë ai ishte atentat ndaj demokracisë”/ Valteri për Manjën: Pse ndryshuat mendim për Metën?

27/07/2020 11:45

Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri, që ishte një nga deputetët kundër raportit të Komisionit Hetimor që vlerësoi në përfundim të tij, se nuk ka shkelje të rënda që të argumentojnë shkarkimin e Presidentit, ka lëshuar akuza të forta në adresë të kreut të Shtetit.

“Nuk ka gjë më të tmerrshme dhe djall se deputeti absurd se ashtu jeni kthyer që nga 2008. Çfarë do ti thuash presidentit kur firmos një dekret që është zhdekretim, askund nuk ka një të tillë, nëse e gjeni ma thoni dhe unë e mbyll gojën. Për ju një vit më parë, ai ishte atentat ndaj demokracisë, por sot një vit më pas, Ulsi Manja ka tjetër mendim.

Për shkak se nuk ishit të aftë ta çonit Metën para përgjegjësisë e ngatërruat çështjen e 30 qershorit me emërimin e anëtarëve të gjykatës kushtetues, sot akuzat janë zbutur në cështje proceduriale që nuk ka të bëjë me firmën e tij për rrëzimin e 30 qershorit”, tha ai në Kuvend.

“SHBA e shpëtuan vendin nga gjakderdhja, mrekulli që duhet të njihet në histori. Ai president, këta diplomatë që nuk reshtin të na ndihmojnë i quan palaco, klloun, rrugacë dhe i kërcënon me video intime.

Pa ndihmën e SHBA nuk e shmangnim dot gjakderdhjen, por ju sot e keni harruar këtë, jeni bërë synet nga gjuha, ua kanë mbyllur gojën, po zhgënjeni shqiptarët, me vjen keq, partia juaj po ju gjuan me gurë kudo që shkoni.

Ulsi, na thoni, a është Ilir Meta në shkelje të Kushtetutës për zhdekretimin e 30 qershorit?”, tha ai më tej.

Top Channel