Kurimi në ujërat termalë/ Pushues nga Kosova në llixhat e Elbasanit jashtë sezonit të rekomanduar

27/07/2020 12:19

Frekuentimi i ujërave termale zakonisht është i rekomanduar për periudhën prill-maj dhe shtator-tetor.

Por pranvera e këtij viti kaloi në izolim dhe ishte e pamundur për të frekuentuar Llixhat. Por duket se qytetarët e Kosovës nuk do të heqin dorë nga marrja e këtij shërbimi të cilin e konsiderojnë të domosdoshëm. Edhe pse në temperatura të larta, ata kanë nisur kurimin e tyre në ujërat termale në Tregan të Elbasanit.

Një vit më parë numri i turistëve kurativë në Llixhat e Elbasanit arrinte 6-8 mijë persona. Nëse nuk kishe prenotuar shumë kohë më parë ishte e pamundur të gjeje mundësi akomodimi.

Ky vit për shkak të pandemisë bllokoi ardhjen e shtetasve të Kosovës e të Maqedonisë, të cilët janë rikthyer me tu hapur kufijtë, edhe pse jo në numër të madh nga frika e pandemisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA