Kim Jong ‘Gun’; Gjeneralët koreano-veriorë pozojnë në stil ‘gansteri’ me pistoletat e përvjetorit të armëpushimit

27/07/2020 16:45

Lideri koreano-verior Kim Jong Un shihej sot në fotot e fundit me gjeneralët e tij që pozonin me pistoletat e reja që iu dhanë për përvjetorin e armëpushimit të Luftës Koreane.

Celebrime kishte dhe në Korenë e Jugut ku veteranë me maska fytyre u mblodhën në një ceremoni me distancim social, edhe ata për memorialet për fundin e luftës në vitin 1953.

Dy eventet e ndryshme shënuan 67 vjetorin e fundit të armiqësive që e lanë gadishullin korean të ndarë në dy shtete me ideologji të ndryshme dhe miliona familje të ndara nga “Zona e demilitarizuar”.

Në veri Kim i dha pistoletat përkujtimore qindra gjeneralëve e oficerëve të lartë, të cilët i mbanin lart ato dhe zotoheshin të luftonin për Kim Jong Un edhe me jetën e tyre, sipas gjencisë zyrtare koreano-veriore.

Agjencia KCNA raportonte se Kim vizitoi gjithashtu varrezat e dëshmorëve në periferi të Pyongyang ku janë varrosur të rënët e Luftës Koreane.
Ndërsa në Seul qindra veteranë të luftës morën pjesë në ceremoninë me tematikë ‘Ditët e Lavdisë’.

Në ekrane shfaqeshin pamje dramatike të luftës dhe të mbështetjes perëndimore të Jugut, mes të cilave dhe mesazhe mbështetjeje nga Presidenti Donald Trump dhe lideri francez Emmanuel Macron.

Miliona njerëz u vranë në konfliktin tre-vjeçar që nisi 70 vjet më parë kur veriu kërkoi të largonte forcat e SHBA nga Jugu, për të bashkuar gadishullin e ndarë prej ndërhyrjeve të Uashintonit dhe Moskës.

Lufta mbaroi më 27 korrik 1953 me nënshkrimin e traktatit të paqes.

FOTO GALERI
1/7
Gjeneralet e kishin shfaqin me mburrje pistoletat perkujtimore

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA