E rëndë në Lushnje/ Kreu marrëdhënie me vajzën me probleme të shëndetit mendor, sot 8 muajshe shtatzënë. Arrestohet 56-vjeçari
27/07/2020 12:49
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Lushnjës, që është bërë publike pas arrestimit të një 56 vjeçari.
Policia e Lushnjës njofton se më datë 24 korrik ndaluan shtetasin E. B., 56 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 33-vjeçare e cila, siç njofton polcia është e sëmurë mendore dhe nga egzaminimet ka rezultuar 8 muajshe shtatzënë.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pa zotë për t’u mbrojtur”.
Top Channel