Çifti Kryemadhi, Roland dhe Besa që akuzohen për keqtrajtim, pasi kanë refuzuar që të dërgojnë për shkollim tre vajzat e tyre të mitura, por që njihen dhe për prirjet radikale janë dënuar me 2 vite shërbim prove, bën me dijeni gazetarja Anila Hoxha.

Ata fillimisht morën dënimin për 3 vite burg por që u konvertua në 2 vite shërbim prove.

Top Channel ka raportuar ngjarjen hap pas hapi që nga momenti i arrestimit të Roland Kryemadhit në banesën e tij në Kamëz ku ai iu kundërpërgjigj forcave të policisë me kërcënimin e armës.

Roland Kryemadhi nxori një armë zjarri pistoletë dhe ka kanosur punonjësit e Policisë për vrasje në rast se do afroheshin dhe më pas është mbyllur në banesë.

Kryemadhi u konstatua jashtë banesës, ndonëse ishte në masën arrest shtëpie dhe pas këtij momenti ai kundërshtoi efektivët B.D; R.I dhe R.Gj.

Anila Hoxha ka raportuar më herët se gjatë kontrollit nuk u bë e mundur gjetja e pistoletës, ndërsa më pas në momentin e vetëdorëzimit, pasi u negociua dhe me ndihmën e RENEA, atij iu gjet vetëm një thikë me tehe nga të dyja anët.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/06/04/ku-e-ke-armen-deshmia-e-roland-kryemadhit-ishte-loder-e-theva-dhe-e-hodha-ne-wc/

https://top-channel.tv/2020/06/04/femijet-qe-slejohen-ne-shkolle-me-ligj-arsimi-eshte-i-detyrueshem-deri-ne-16-vjec-dhe-ka-penalitetet/

https://top-channel.tv/2020/06/07/me-mbron-allahu-merret-vendimi-arrest-me-burg-per-roland-kryemadhin/

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA