Nëse vitin e kaluar ndikimi i tij te Juventus ishte impresionues, sezoni i dytë në Torino i Cristiano Ronaldo ishte ai i shenjtërimit.
Kampioni portugez dha një kontribut të vyer në titullin e nëntë radhazi të Zonjës së Vjetër, me lojën dhe golat si asnjëherë në serinë A, 31 rrjeta në total në serinë A që i shtohen ato dy në Ligën e Kampioneve dhe po kaq në Kupën e Italisë.
CR7 është bërë lojtari më i shpejtë në historinë e Serisë A që ka arritur 50 golat e shënuar. Luzitanit iu deshën vetëm 61 paraqitje në dy sezone. Para tij rekordi i përkiste ukrainasit Andriy Shevchenko, bomberi i Milan, i cili ka arritur këtë kuotë, por në 68 ndeshje. Dhe jo vetëm kaq.
Futbollisti fluturues që e nisi rrugëtimin impresionues nga ishulli i Madeiras mes 1001 vështirësive, u bë futbollisti i parë në histori që shënoi të paktën 50 gola në Premier League, Liga dhe Serie A. Ronaldo është vetëm lojtari i tretë në historinë e Juventusit që shënoi të paktën 30 gola sezonalë në kampionat: para tij, John Hansen me 30 gola në 1951-52 dhe Felice Borel 31 në 1933-34 patën sukses. Një gol në dy ndeshjet e fundit do të jetë i mjaftueshëm për Ronaldon që të bëhet më i miri ndonjëherë dhe për të thyer një rekord që ka zgjatur 86 vjet.
Kontributi i tij ishte thelbësor, pasi ai shënoi 42% të golave të ekipit (31 nga 71). Duhet mbajtur mend gjithashtu se portugezi është një makinë e vërtetë tërheqëse në fushë, duke marrë parasysh që gjatë gjithë sezonit ai është zëvendësuar vetëm dy herë: në ndeshjen e parë kundër Milanit dhe në ndeshjen e kthimit kundër Genoa. Në të gjitha ndeshjet e tjera ai ka luajtur në fushë ai gjithmonë ka luajtur 90 minuta.
Top Channel