Koncert në kishën e Maligradit/ Pandemia zhvendos festivalin e muzikës internacionale në Prespë

26/07/2020 20:07

COVID-19 vazhdon të ndryshojë organizimet artistike. Mik Festival, festivali i muzikës internacionale ndryshe nga sa ka ndodhur vitet e tjera është zhvendosur, nga Korça ne ishullin e Maligradit në Prespë.

Këtë herë në një rreth më të ngushtë dhe me pak pjesëmarrës është organizuar një koncert i veçantë dhe tepër origjinal. Miqtë e Prespës eventi i krijuar nga sopranoja e famshme Inva Mula këtë herë i është dedikuar kënaqësisë së Shpirtit, Dashurisë për Artin, Vlerës së Kulturës, Historisë dhe Trashëgimisë!

Programi ishte konceptuar ne mënyrë të atille që të prekte të gjitha vendet ku ka lulëzuar muzika baroke si Gjermania, Italia, Franca dhe Spanja duke u interpretuar pjese te autoreve me te njohur te këtyre vendeve pikërisht në kishën e Shën Mërisë, Kishe kjo që i përket vitit 1300.

“Për sopranon e njohur me fame botërore Inva Mula koncerti në një Kishë të tillë ishte një realitet i panjohur i cili duhet promovuar si një vlerë e trashëgimisë së kulturës sonë.”

Mik Festival i cili vitet e tjera është organizuar për 5 netë radhazi në Korçë duke sjellë emra të njohur të muzikës botërore  do të shtyhet për në muajin shtator për shkak të pandemisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA