4 viktima dhe 126 raste të reja/ 112 pacientë në dy spitalet Covid, 19 në terapi intensive dhe 7 të intubuar

26/07/2020 19:23

Katër pacientë nuk e fituan betejën me koaronavirusin në 24 orët e fundit ne vend, ndërsa ministria e shëndetësisë konfirmoi 126 raste të reja.

Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”, një 51 vjeçar nga Dibra, një 62 vjeçare nga Tirana, një 68 vjeçar nga Shkodra, dhe një 73 vjeçar nga Tirana, më sëmundje bashkëshoqëruese.”

Situata vijon të jetë serioze në dy spitalet Kovid. Në spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 112 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 7 janë të intubuar. Ministria e shëndetësisë ka një apel te veçante drejtuar te rinjve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje të rinjve: Tregoni kujdes ju të parët duke vendosur maskën. Mbroni veten, mbroni prindërit, mbroni gjyshërit, mbroni miqtë dhe shokët tuaj.

Ministria e Shëndetësisë i rikujton qytetarëve detyrimin ligjor për të vendosur maskën në çdo ambient të mbyllur.

Respektoni distancën dhe kujdesuni për higjienën personale dhe kolektive.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA