Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile bëri një hap të madh drejt fitores së golashënuesit më të mirë në Serie A, me tre gola në fitoren 5-1 (1-1) kundër Veronës, në raundin e 36-të të kampionatit të futbollit italian.

Verona kaloi në epërsi përmes Ambrabat në minutën 40 nga pika e bardhë, ndërsa Immobile barazoi nga penalltia në minutën e katër shtesë të pjesës së parë.

Në vazhdim, goditja e parë e lirë e Milinkoviq-Saviq në minutën 57 goditi një nga lojtarët vendas në murin e gjallë dhe përfundoi në rrjetë, dhe shpejt pas kësaj epërsia e mysafirëve u shtua përmes Correa ’63. Në fund të ndeshjes, Immobile konfirmoi fitoren e Lazios me dy gola të tjerë në minutat 84 dhe 90.

Immobile tani është me 34 gola të shënuar, katër më shumë sesa Cristiano Ronaldo i Juventusit, i cili do të kundër Sampdoria më vonë sonte.

Lazio renditet në vendin e katërt në tabelë me 75 pikë, si dhe Atalanta e treta, ndërsa Interi në pozitën e dytë ka një pikë më shumë. Juventus prin në tabelë me 80 pikë dhe do të sigurojë titullin e 36-të të kampionit italian, i nënti me radhë në rast të fitores kundër Sampdorisë.

Në ndeshjen tjetër, Roma mposhti Fiorentinën 2-1 (1-0) me golat e Veretout ’45 dhe ‘88 nga penalltia. Autori i golit të vetëm për mysafirët ishte Milenkoviq ‘54.

Roma renditet e katërta në tabelë me 64 pikë, ndërsa Fiorentina e 12-ta me 43.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA