Vodhi me dhunë lekë në një banesë në Memaliaj/ Arrestohet 28-vjeçari në Durrës
25/07/2020 13:20
Një shtetas i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë në Durrës.
Bëhet fjalë për 28-vjeçarin M.Sh, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të Operacionit Policor “ETALON”, finalizuar nga DVP Gjirokastër disa muaj më parë.
Shtetasi i mësipërm, në bashkëpunim me shtetasit, E.A., A.R., dhe F.R., banues në Durrës (të arrestuar), dyshohet se më datë 04.01.2020 kanë hyrë në banesën e shtetasit H.R., në Memaliaj, ku kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh.
Për veprime të mëtejshme hetimore shtetasi i lartpërmendur iu dorëzua Efektiveve të Policisë Gjirokastër.
Top Channel