Familjet dhe turistët që po shijonin ditën e tyre në plazh u shtangën dje teksa blindat amfibe të ushtrisë nisën të hynin në det nga rëra, teksa ata bënin banjo dielli në breg të Kaspikut.

Pamjet nga plazhi qytetar tregonin pushuesit e habitur që papritur u gjendën në mes të manovrave detare. Madje dhe fëmijët që po luanin në breg u urdhëruan të dilnin nga deti.

Forcat detare po përgatiteshin për një nga shfaqjet madhore të forcës, paradën e të dielës për Ditën e Marinës, që do të zhvillohet në disa baza detare ruse.

Rreth 30 luftanije, mjete mbështetëse dhe blinda amfibe do të marrin pjesë në paradën e Kaspikut. Por plazhistët u ankuan për ndërhyrjen e papritur te ushtrisë.

“Uji është i ndotur tashmë. Parada ushtarake vetëm do të përkeqësojë ndotjen”, tha një grua.

Ndërsa një tjeter tha se fëmijët u gëzuan shumë kur panë anijet me marinarë. “Prindërit ishin lajmëruar paraprakisht dhe shfaqja e blindave që futeshin në det ishte e mahnitshme”.

Qyteti Kaspik ka një popullatë prej 102,000 vetë dhe është baza kryesore ruse e detit Kaspik.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA